
Reshjet e pandërprera kanë krijuar situatë problematike në zonën e nënshkodrës.
Në njësinë administrative të Dajçit konstatohet se një pjesë e sipërfaqes të tokave bujqësore kanë prezencë uji.
Kryesisht tokat e mbuluara nga uji janë pas argjinaturës.
Banorët thonë se reshjet me itensitet që vijojnë prej ditësh kanë shkaktuar dëme në shumë kultura bujqësore
Pastrimi i kanaleve kulluese në këtë njësi duke se ka ndikuar në evadimin e shume tokave bujqësore ndërsa strukturat vendore vijojnë monitorimin e situatës në terren ku raportojnë për çdo zhvillim të situatës së emergjencave civile.






