Reshjet intensive të 24 orëve të fundit kanë përkeqësuar situatën e krijuar nga përmbytjet në njësinë administrative Dajç. Administratori Gjovalin Darragjati bën të ditur se niveli I ujit në disa fshatra është rritur me 10 cm ndërkohë që rreth 100 shtëpi janë të rrethuara nga uji.

Sipas administratorit, sasia e bazës ushqimore për gjënë e gjallë e mbërritur një ditë më parë është e mjaftueshme vetëm për fermerët e njërit nga fshatrat e njësisë ndërkohë që apelon për mbështetjet më të madhe nga Ministria e Bujqësisë.

Në rast të përkeqësimit të situatës gjatë ditëve në vazhdim shumë fermerë mund të shesin bagëtitë e tyre pasi nuk do të jenë në gjendje të përballojnë shpenzimet bën të ditur administratori Darragjati.

Në njësinë Dajç sipërfaqja e tokave bujqësore të përmbytura vlerësohet në 1300 ha, ndërsa 100 shtëpi janë të rrethuara nga uji. Deri më tani, mbështetja e me bazë ushqimore për gjënë e gjallë ka qenë e pamjaftueshme, ndaj administratori paralajmëron se mund të ketë fermerë të cilët do të duhet të shesin bagëtitë e tyre pasi nuk përballojnë shpenzimet për mirëmbajtjen e tyre