
Prej shumë vitesh banorët e fshatrave të njësië së Dajcit përballen me problemet me furnizimin me energji elektrike .
Situata më shqetësuese shfaqet gjatë stines së vjeshtës dhe dimrit ku moti i paqendrueshem me ere dhe rebeshe shiu ndikon ne shkeputjen e energjise elektrike
Ndërsa luhatja e tensionit po ndikon edhe tek pajisjet elektrike madje banorët shtojnë se problemet e energjisë janë bërë shkak edhe për djegien e një lokali në këtë zonë
Amortizimi dhe mosndërhyrja që prej vitit 1969, kohë kur është elektrifikuar zona, ka bërë që ky problem të jetë aktual edhe sot. Shkëputjet e energjisë janë bërë të zakonshme, ndersa banoret kerkojne qe te investohet ne rrjetin elektrik






