Një numër më i lartë infermierësh por mes tyre edhe mjek të rinj janë larguar nga Shkodra gjatë vitit 2016 duke shkuar kryesisht drejt Gjermanisë apo edhe Kanadasë për një jetë më të mirë.

Një prej mjekëve me eksperiencë në spitalin e Shkodrës Ardian Dajti shprehet se nuk ka preferuar të largohet por i jep të drejtë infermierëve dhe mjekëve të rinj që lënë Shqipërinë për shtetet e zhvilluara. Largimi i infermirëve dhe mjekëve të rinj nga Shkodra natyrshëm që ndikon edhe në spitalin rajonal. Nga ana tjetër gjithnjë e më shumë thotë Dajti në spital mungojnë mjekët specialist. Eksodi ka prekur edhe mjekësinë për shkak se vende si Gjermania apo Kanadaja ofrojnë kushte shumë më të mira dhe një pagesë më të lartë duke joshur të rinjtë shqiptar që dalin nga dyert e mjekësisë.