Në ditët e para të vitit 2021 nuk ka patur një fluks të shtuar të pacientëve me COVID-19 të shtruar në spitalin rajonal të Shkodrës. Këtë gjë e konfirmon drejtori Ardian Dajti, ndërsa thotë se krahasuar me muajin dhjetor të vitit që lamë pas, ka një situatë të qetë dhe me ritme normale të punës në këtë institucion.

Dajti tregon se ka pacientë të cilët për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore kërkojnë të shtrohen në spitalin e Shkodrës dhe jo në spitalet e specializuara COVID në Tiranë, duke I veshtirësuar punën personelit mjekësor në disa raste.

Me fillimin e fushatës së vaksinimit në qarkun Shkodër, drejtori Dajti beson se do të shënohet fundi I përballjes me koronavirusin.

Sipas të dhënave të Institucionit të Prefektit në qarkun Shkodër, në spitalin rajonal janë tre pacientë të infektuar me COVID-19