Një numër i vogël ish-efektivësh dhe drejtuesish policie janë duke u hetuar në lidhje me përfshirjen në mbjelljen dhe trafikun e lëndëve narkotike, por të dhënat e zbuluara sëfundmi numri i tyre është shumë më i madh.

Për të gjithë këto emra, SHISH ka informuar autoritetet përkatëse por në pjesën më të madhe të rasteve nuk është ndërhyrë. Në raportin e SHISH janë përmendur 127 emra policësh, por nga këta, vetëm 5 prej tyre janë nën hetim ndërsa pjesa tjetër ose janë larguar pa bujë nga policia ose u është ndryshuar detyra duke vijuar të paguhen me para publike. Më sipër mund të ndiqni raportin konfidencial të SHISH në lidhje me 127 policët e përfshirë në mbjelljen dhe trafikimin e lëndëve narkotike në Shqipëri.