Pamje tronditëse nga Greqia, ku zjarret kanë marrë përmasa të frikshme, ndërsa flakë deri në 20 metra të larta po djegin gjithçka gjejnë përpara. Në zonë e Varybobi janë djegur disa shtëpi, ndërsa flakët po përhapen në mënyrë të pakontrollueshme.

Si pasojë e zjarreve u bllokuan disa banorë, por fatmirësisht u bë e mundur që të shpëtoheshim. Deri më tani janë evakuuar katër zona, Mortero, Adames, Fasideri dhe Ano Varybombi, në rajonin e Attica. Të gjithë banorëve iu dërgua një mesazh nga Mbrojtja Civile ku thuhej: “Nëse jeni në Thrakomakedones ose në Varybobi, evakuohuni tani në Acharnes!”.

Sipas mediave greke, vatrat e zjarrit janë shumë të shpërndara, duke e bërë edhe më të vështirë shuarjen e flakëve. Ndërkohë është ndërprerë edhe qarkullimi i automjeteve në rrugën nacionale Athinë-Lamia.

Në aksion për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 60 zjarrfikës, 4 helikopterë dhe 4 avionë, por nuk po bëhet e mundur vënia e zjarreve nën kontroll.