Aty ku do të jetë e nevojshme do të nisin prishjet e ndërtimeve edhe në ish-komunat që tashmë janë pjesë e bashkive të mëdha. Sinjalin e dha zëvendësministri i zhvillimit urban Alfred Dalipi.

Zëvendësministri Dalipi foli edhe për masterplanin e Velipojës duke thënë se shumë shpejt do të ketë një vendim ndërsa detyrimet që ka ish-komuna për firmën që po bën master-planin i kalojnë bashkisë Shkodër. Për ministrinë e zhvillimit urban në këto dy vite e gjysëm përmes ndërtimeve të veprave të ndryshme është përmirësuar jeta e qytetarëve. Aktualisht janë drejt fundit projektimi i planeve kombëtare për territorin ku bën pjesë edhe Shkodra ashtu siç deri në mesin e vitit të ardhshëm pritet të ketë një studim edhe për ish-komunat.

Artikulli paraprakFRANCA NË ZGJEDHJE PAS SULMEVE TË 13 NËNTORIT
Artikulli tjetërFESTA E SHËN KOLLIT, MBAHET MESHA SOLEMNE