Rreziku për një mega-cunami është shumë i madh për Zelandën e Re, për shkak të mundësisë së madhe të dallgëve 12 metra të larta të shkaktuara nga një tërmet masiv që rrezikon të godasë këtë shtet.

Parashikimi i zymtë vjen nga gjeofizikanti amerikan Steven Ward, sipas të cilit cunami mund të godasë bregun lindor të Zelandës së Re, nga Auckland në Ishujt Veriorë, deri në Christchurch në jug.

Një cunami i tillë do të ishte shkatërrues, duke goditur qytetin më të madh në vend, Auckland, e duke shkaktuar dëme në Christchurch, që u shkatërrua pas një tërmeti masiv në 2011-n.

Duke folur për Stuff, Ward tha se cunami do të kishte energjinë ekuivalente të 3.6 megaton TNT (përbërës shpërthyes kimik).

Dallgët do të pushtonin bregun brenda 10 minutave nga tërmeti dhe do të arrinin lartësinë e 12 metrave.

Për të ilustruar këtë parashikim të zymtë, Ward ka krijuar edhe një simulim kompjuterik që tregon se sa shkatërruar do të ishte ky cunami.

Shkencëtarët besojnë se nëse një fenomen i tillë do të ndodhte, do të kishte pasoja katastrofike për Zelandën e Re.

Artikulli paraprakLU: SHQIPËRIA NË BE, TË RINJTË DO E UDHËHEQIN DREJT SË ARDHMES
Artikulli tjetërMINISTRI ARBEN AHMETAJ VIZITË NË SHKODËR