Danimarka do të dhurojë 1 milionë vaksina AstraZeneca për 4 vende të Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Bosnjen, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Jashtëm i Danimarkës, Jeppe Kofod përmes rrjetit të tij social Twitter.

“Fqinjët tanë në Ballkan po përjetojnë një mungesë të madhe vaksinash, gjë që është e rëndë për komunitetet dhe rrit rrezikun e shpërthimeve të reja që mund të përhapen. Të lumtur që mund të ndërhyjmë dhe të ndihmojmë partnerët tanë të ngushtë me vaksinat.”, shkruan ai në Twitter.

Artikulli paraprakDIELL DHE ULJE TEMPERATURASH, NJIHUNI ME PARASHIKIMIN E MOTIT PËR DITËN E SOTME
Artikulli tjetërAKSIDENTET RRUGORE, MBËRRIJNË NË POLICINË E SHTETIT 4 RADARË MODERNË TË DHURUAR NGA ÇEKIA, DO MONITOROJNË AKSET RRUGORE