Danimarka ka bërë stadiumin e Uemblit të heshtë, me një supergol nga goditja e dënimit.

Goli u realizua nga talenti i Samdorias Damsgard, i cili realizoi me mjaft mjeshtëri nga distanca.

Pikërisht Damsgard, pak minuta para se të realizonte “golin magjik” rrezikoi me një goditje të bukur portën e portierit Pickford, por topi, përfundoi disa centimetra larg shtyllës së dytë. Nuk vonoi shumë kundërpërgjigja e “Tre Luanëve”.

Pas disa aksionesh të njëpasnjëshme, barazimi erdhi me anë të një autogoli të shkaktuar nga kapiteni Kjaer. Aktualisht ndeshja është me rezultatin 1-1, ndërsa na ndajnë pak minuta nga përfundimi i pjesës së parë.