Danezët  i thanë sot JO me referendum ligjeve të BE-së në fushën e Drejtësisë dhe Politikbërjes. Qeveria daneze e qendrës së djathtë, e mbështetur nga opozita, dëshiron të braktisë legjislacionin që e mban atë jashtë çështjeve të brendshme të BE-së, që hyri në fuqi në vitin 1993.

  Krerët e saj deklaruan se votimi “jo” do të thotë humbje e anëtarësimit në agjencinë policore europiane Europol. Por Partia e Popullit Danez, që lobon kundër emigracionit, u  bëri thirrje votuesve që të kundërshtojnë propozimet, që sipas saj i japin më shumë sovranitet Brukselit.  Referendumi shihet si një test nëse danezët do të pranojnë integrimin më të zgjeruar të vendit të tyre në bllokun prej 28 anëtarësh, që nga ana e tij është vënë në provë nga kriza e emigrantëve, sipas korrespondentit të BBC në Kopenhagen.  Votimi vjen më pak se 3 javë nga sulmet terroriste të Parisit, ku mbetën të vrarë 130 persona. Lobuesit e votës pro argumentojnë se terrorizmi ndërkufitar dhe kriza e refugjatëve nuk mund të zgjidhet pa bashkëpunimin me BE-në.