
Në Biblioteka Publike “Marin Barleti” u çel ekspozita historike “Danishi dhe Danuta: Një Dashuri Shqiptaro-Polake”, organizuar në bashkëpunim me Ambasada e Polonisë në Shqipëri. Ekspozita sjell dokumente, fotografi dhe materiale arkivore mbi jetën e doktoreshës polake Danuta Kościuszko Jukniu dhe piktorit shqiptar Danish Jukniu, të cilët kontribuan për vite me radhë në Tiranë dhe Shkodër.
Historia e Danish Jukniu dhe Danuta Kościuszko Jukniu nis në Poloni në vitet ’50, aty ku u njohën gjatë studimeve, për të vijuar më pas në Shqipëri, ku të dy ndërtuan jetën dhe karrierën e tyre, duke i shërbyer për shumë vite artit, mjekësisë dhe qytetit të Shkodrës.


