Drejtoria Rajonale e Arsimit pranon problematikat me shpërndarjen e teksteve shkollore në këtë fillim sezoni.
Inspektori i DAR Entri Çaku thotë se kjo vjen sepse tekste të caktuara kanë ardhur vonë në pikat e shitjes. Sipas inspektorit Çaku pas ankesave nga DAR në Shkodër janë shtuar disa pika për shpërndarjen e librave për të ulur radhët. Brenda shtatorit DAR parashikon që nxënësit të jenë paisur me të gjitha tekstet shkollore. Edhe pse jemi në ditën e tretë të shkollës ende radhët vijojnë në pikat e shpërndarjes së teksteve shkollore, radhë që pritet të jenë prezente edhe për disa ditë.