DASH, dorëhiqen 4 zyrtarë të lartë,mes tyre Victoria Nuland

SHBA- Katër diplomatë amerikanë që përbëjnë pjesën kryesore të ekipit të lartë drejtues në Departamentin amerikan të Shtetit dhanë papritur dorëheqjen, vetëm disa ditë para se kandidati i presidentit Donald Trump për postin e Sekretarit të Shtetit të marrë konfirmimin në Senat. Zyrtarët më të lartë që largohen janë Nënsekretari i Shtetit për Menaxhimin, Patrick Kennedy dhe Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, Viktoria Nuland e cila pak kohë më parë vizitoi Shqipërinë. Nga postet po largohen edhe Ndihmës Sekretarja për Administrimin, Joyce Barr dhe Ndihmës Sekretarja për Çështjet Konsullore, Michele Bond së bashku me Drejtorin e Zyrës për Misionet e Huaja, ambasadorin Gentry Smith. Zëdhënësi Departamentit të Shtetit, Mark Toner konfirmoi largimin e zyrtarëve dhe tha se këto poste janë emërime politike nga presidenti, që duhet të marrin konfirmimin e senatit.”Nga zyrtarët, dorëheqjet e të cilëve janë pranuar, disa do të vazhdojnë punën në poste të tjera dhe të tjerë do të dalin në pension”, tha zëdhënësi Toner. “Asnjë zyrtar nuk pranon një emërim politik me shpresën se mandati do të jetë pakufizuar.” Presidenti i firmës Global Strategic Room, Brett Bruen i tha Zërit të Amerikës se “Gjithmonë ka zëvendësime të personelit. Zakonisht këto lëvizje nuk janë aq të papritura dhe nuk lënë një boshëllëk të madh në ekipin e menaxhimit të departamentit.” Bruen është diplomat dhe ish-drejtor i angazhimit global në Shtëpinë e Bardhë. Asnjë nga zyrtarët e dorëhequr e as Departamenti i Shtetit nuk i kanë lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë largimet me administratën e Presidentit Trump. Lajmet për largimin e diplomatëve vijnë pas një vizite që bëri të martën në Departamentin e Shtetit i emëruari i Presidentit Trump për Sekretar Shteti, Rex Tillerson.

Artikulli paraprakGJOBVËNIA, DËSHTON BALLAFAQIMI I YLVI BEQAJT ME SHULLAZIN
Artikulli tjetërSTREHUAN HEBRENJTË GJATË LUFTËS DEKOROHEN 35 FAMILJE SHQIPTARE