Departamenti Amerikan i Shtetit sot publikisht ka futur në listë të zezë dy ish-zyrtarë të Maltës, Konrad Mizzi dhe Keith Schembri, duke ua ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikë për shkak të veprimeve korruptive që kanë minuar sundimin e ligjit në Maltë.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.

“SHBA-ja mbetet e bashkuar kundër korrupsionit”, thuhet në njoftim.