Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër është zhvilluar ceremonia e prezantimit të Drejtorit të ri të DVP Shkodër, Drejtues Dashamir Spaho. Në këtë ceremoni morën pjesë Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues i Lartë Sokol Bizhga, ish-drejtori i DVP Shkodër, Gentian Berberi, si dhe drejtues të strukturave të Policisë në qark.

Gjatë prezantimit, Bizhga vlerësoi eksperiencën dhe kontributin profesional të Drejtuesit Dashamir Spaho, duke shprehur besimin se ai do të drejtojë me sukses strukturat e Policisë në Shkodër, në funksion të forcimit të rendit dhe sigurisë publike, luftës kundër kriminalitetit dhe rritjes së parametrave të sigurisë në të gjithë qarkun.

Nga ana e tij, Drejtuesi Dashamir Spaho falënderoi drejtuesit e Policisë së Shtetit për besimin e dhënë dhe u angazhua për një drejtim të bazuar në profesionalizëm, integritet dhe bashkëpunim të ngushtë me institucionet vendore dhe komunitetin.

Në fjalën e tij, ai theksoi se një nga prioritetet kryesore të punës do të jetë forcimi i bashkëpunimit me qytetarët, duke i konsideruar ata aleatin më të rëndësishëm në luftën kundër krimit.

Spaho garantoi se çdo kallëzim, shqetësim apo kërkesë për ndihmë nga qytetarët e qarkut Shkodër do të trajtohet me seriozitet, shpejtësi dhe profesionalizëm nga strukturat e Policisë.

https://youtu.be/HxXSyVbQ6-Q

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVRASJA E ÇIFTIT MUJECI, BURG PËR 40-VJEÇARIN
Artikulli tjetërBERISHA: RAMA PO MERRET ME AZILIN E BELINDËS, POR TË SHPËTOJË DHE KOKËN E TIJ