Deputetët e PD-së Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi kanë shkuar në Presidencë mbrëmjen e sotme ku do të zhvillojnë një takim me presidentin Bajram Begaj në kuadër të konsultimeve për datën e zgjedhjeve vendore të vitit 2023.

Deri më tani data më e përfolur për zgjedhjet është 14 maji. Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet në Shqipëri zhvillohen në periudhat 15 prill deri në 15 maj, ose nga 15 tetori deri në 15 nëntor, por që në këtë rast zgjedhjet me shumë mundësi do të jenë në periudhën e pranverës.