Anglia është ende në kërkim të trajnerit dhe Sem Alardajs është favoriti për të pasuar Roi Hodgson.

Por duke folur ekskluzivisht për tabloidin britanik The Sun trajneri i Kombëtares Gianni De Biasi edhe njëherë është vetë ofruar për të drejtuar bankinën e Tre Luanëve. De Biasi beson se është njeriu i duhur për të transformuar Anglinë. Nga Federata Angleze janë përmendur shumë emra por jo ai i De Biasit megjithatë tekniku italian insiston se është njeriu i duhur. Duke folur për Sun Sport De Biasi thotë “Jam i nderuar që emir im lidhet me Kombëtaren Angleze. Lojtarët kanë talent dhe kanë nevojë që ti përshtatësh në mënyrën e duhur. Të punoja si trajner i Anglisë do ishte një mundësi e artë që s’do e refuzoja dot”deklaron De Biasi.

Artikulli paraprakBASHA REFUZOI PROPOZIMIN PËR KOMPROMIS, REAGON DELEGACIONI I BE-së NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërTHERESA MAY ËSHTË KRYEMINISTRJA E RE E BRITANISË SË MADHE