Gianni De Biasi do të shohë në fushë më shumë shqiptarë, se ata të cilët ka në dispozicion më 11 qershor në Lens në kampionatin europian të futbollit. Trajneri i Kombëtares në një intervistë për gazetën zvicerane Blick sqaroi se nuk e donte Zvicrën si kundërshtare pikërisht për këtë fakt.

“Nuk e prisnim të luanim me Zvicrën. Është një ndeshje e çuditshme, pasi aty luajnë shumë shqiptarë, do të ishte mirë ta kishim shmangur, por tani ndodhi. Ata quhen ‘tradhëtar’ nga shqiptarët, sepse zgjodhën të luajnë për një vend tjetër. Unë mendoj se gjithkush duhet të jetë i lirë në zgjedhjen e tij. Ata kaluan fëmijërinë atje dhe janë përshtatur dhe ndihen zviceranë, por në zemër do të mbeten gjithmonë shqiptarë”, ka thënë De Biasi për gazetën “Blick”. Për teknikun e kuqezinjve duhet të jenë të lirë të zgjedhin një vend që ka qenë i mirë për ta. “Vendi që i ka pranuar, u ka siguruar punë prindërve të tyre. Ata e kaluan fëmijërinë e tyre këtu dhe janë të integruar. Mendoj se ata ndjehen si zviceranë. Edhe pse ata gjithmonë do të mbeten me zemër shqiptare”. De Biasi ka dhënë një përgjigje edhe për futbollistët zvicerian dhe ata me origjinë shqiptare për të cilët edhe në Zvicër ka aktualisht një debat duke thënë se kjo nuk i përket Shqipërisë. “Mirë, por kjo nuk është çështje shqiptare. Zvicra është e pasur me lojtarë që nuk kanë rrënjë zviceriane. Ju keni edhe të Amerikës së Jugut. Ju i keni hapur dyert. Nuk janë vetëm shqiptarët”. Italiane që drejton Shqipëinë që nga viti 2012 ka folur edhe për polemikat e përsëritura për shkak të shqiponjës dykrenare me gishtërinj të Granit Xhakës dhe Pajtim Kasamin. “Ata duan të tregojnë se janë shqiptarë ose të paktën, kanë rrënjë nga atje. Për mua është në rregull”-ka deklaruar De Biasi. Në fund trajneri i kuqezinjve e ka mbyllur me një koment për futbollistin Shani Tarashaj. “Atij ia kemi mbyllur dyert sepse ka refuzuar ofertën e kuqezinjve”-ka përfunduar De Biasi.