Trajneri jonë i kombëtare, Gianni De Biasi ka shpallur listën e futbollistëve që do të ketë të gatshëm për ndeshjen e radhës ndaj Izraelit.

Mungesa e minutave dhe situata aktuale aspak e mirë me Basaksehirin, ka bërë që Sokol Cikalleshi të mos e marrë ftesën nga tekniku për këtë takim. Ndërkohë që Ergys Kaçe nuk ka marrë një ftesë këtë herë për shkak të konflikteve që kanë shpërthyer pas lënies në tribunë në grumbullimin e fundit. Mungesë e rëndësishme është edhe Gashi për arsye teknike.