Deklarata e partisë Fryma e Re Demokratike në mbështetje të kryetares së bashkisë Shkodër për të luftuar korrupsionin edhe brenda bashkisë ka krijuar një debat në largësi mes sekretarit të PD Aleksandër Marleci dhe këshilltarit të FRD në këshillin bashkiak Fatlum Nurja.

Marleci shkruan në faqen e tij në facebook se: “Dy fjalë për FRD-në dhe shokët e saj. Përsa kohë që njerëz apo grupazhe OJF-rash nga radhët tuaja të kenë në dorë edhe politikbërjen, sigurisht që bashkia do ju duket si shoqatë të cilën do të mund ta përdorni sipas interesit dhe të hidhni baltë mbi të sa herë që t’ju bien aksionet politike. Jo zotërinj, kurrë nuk mund të njollosni një administratë të tërë që ka vite që kontribuon me profesionalizëm në të mirë të Shkodrës. Të korruptuarit në bashki pasi t’i keni faktuar çojini para organeve të drejtësisë nëqoftëse doni të kontribuoni në të mirën e punës së bashkisë e mos na bëni jashtëqitje mediatike me deklarata bosh”. Këshilltari i FRD Fatlum Nurja këtë deklaratë e quan të gabuar.Nurja deklaratën e sekretarit të PD e quan të çuditshme për disa arsye.