Nisma “3 lëndë në 6 orë” ka shkaktur debat të ashpra në Komisionin e Edukimit. Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla është thirrur në këtë komision për të sqaruar këtë nismë. Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi i ka kërkuar ministres të sqarojë se iniciativë e kujt është kjo nismë.

Vokshi: Ka ardhur nga portali, i ka shkuar kryeministrit, është nismë që e keni sjellë juve… na i sqaro. Nga ky informacion që na ka ardhur pesha e çantës është e fundit, pra nuk është pesha arsyeja e vërtetë. Pra kush e ka iniciuar, pse nuk ka një studim, kush janë modelet? Kush ka punuar, kush është grupi i punës, ku janë psikologët? E kemi me qetësi, është për fëmijët tanë nuk është për propagandë.

Nikolla: Në asnjë prej pyetjeve qe keni çuar në ministrisë e Arsimit nuk tregohet sesi ka ardhur kjo. Nuk është thelbi ky. Është një nismë që ka marrë vëmendjen e grupeve të interesit. Ndihuni mirë sepse është një nismë që ndihmon në atë që është thelbi. Ndjehuni mirë sepse është një betejë e fituar në emër të cilësisë në çdo shkollë.

Boçi: Po mua më dhemb koka ministrie, si të ndihemi mirë?!

Nikolla: Është një problematikë shteruese, e nisa të sqaroj që në të gjithë debatin me prindërit ka ardhur si një çështje e mbartur dhe kërkon zgjidhje. Mbingarkesa lëndore dhe pesha e madhe e çantave që ka çuar në sëmundje tek nxënës të cakatuar. Më pas është një grup mësuesish, prindërish por edhe disa nxënës janë mbledhur si ata vetë e kanë publikuar në atë takim që keni parë dhe kanë dërguar në portalin e bashkëqeverisjes një propozim konkret për këtë nismë.