Ish kryeministri Sali Berisha akuzon Edi Ramën se po saboton reformën në drejtësi. Gjithashtu po pengon Byronë e hetimit sepse kjo strukturë do të nisë hetimet nga vetë Rama. Nga foltorja e Kuvendit Berisha tha se Edi Rama është pengesë kryesore e refomës në drejtësi.

Sali Berisha: Njeriu që po mban peng Byronë Kombëtarë të Hetimit e ka emrin Edi Rama dhe i gënjen të tjerët e thotë s’ma pranon Ylli Manjani.Ylli Manjani pranon formën që ka sugjeruar Komisioni i Venecias. Ylli Manjani thotë atë që ka thënë dhe Sali Berisha dhe Pandeli Majko dhe çdo deputet tjetër.Do të thotë këtu atë që ka thënë Komisioni i Venecias dhe nuk mund të thotë Edi Rama kryehetues, Edi Rama kryeprokuror, Edi Rama kryegjykatës. Çfarë ka Byroja e Hetimit? Absolutisht ligji që kanë përpunuar ekspertët amerikanë përputhet terësisht duke marrë parasysh edhe vërejtjet e Venecias, me vendimin e gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.Kush e pengon thoni ju? Kryetari i PD-së i ka thënë faktorit ndërkombëtar:Silleni menjëherë ta votojmë. Edi Rama u thotë jo s’më lë Ylli Manjani. Po pse Kryeministër që të pengon një Ministër, zotëri Kryeministri ka një rregull po ti nuk je Kryeministër.Ministri që nuk zbaton vullnetin e Kryeministrit, i thuhet mirupafshim. Po si thua dot, se ti e do për veten tënde Byronë, nuk e do për hetimin. Se Byroja e Hetimit do të fillojë me Surrelin, do të fillojë me pallatin 5 katësh. Angazhove papagaj në Shqipëri dhe në botë për të të paraqitur tu si mbështetës i reformës. Krijove një grup. Cili është grupi? Grupi me një krye Xhafën, përfaqësuesin e klaneve të drogës etj etj. Pse nuk bëmë dot ( i flet Majkos) unë dhe ti ndonjë pallat apo vilë gjatë kësaj kohe?Ky është problem se nuk dalin paratë. Emëroi Sokol Sadushin i cili për hir të vërtetës është ekspert i zoti në të drejtën administrative por është militant partiak.Sa u ul aty, tha tani unë dua Gjykatën Administrative i tha këtij. Më bëj Gjykatë të Lartë Administrative që urdhrat e tu ti shndërroj në ligje gjykatash. Tjetër, në konflikt të plotë interesi kunati i Mimit, të cilin unë duke e quajtur shoqëri civile si të pavarur para disa vitesh e mbështeta si njëri që do vëzhgonte qeverinë tonë nga KiE. Tani del e thotë në media si mund të shkoj unë të më votojnë gjykatësit kur ata e dinë që unë po bëj ligjin dhe nuk më votojnë kurrë.E kuptoni çfarë reforme ka katranasur ky. Asnjë prej tyre nuk do të mund të marrë funksion për 8 vjet rresht dhe reforma do të bëhet.Ja u them unë, s’do mund ta pengojë ky, nuk mashtron dot më se reforma do bëhet me 64 vota, reforma do të bëhet me 120 vota, 130 vota.Le të krijohet komisioni tresh, forcat politike dhe të proçedojnë me reformën të standarteve më të mira. Por atë nuk e don ky. Në replikë me ish-kryeministrin Berisha, shefi i qeverisë Rama u shpreh i impresionuar nga mbrojtja që Berisha i bëri Ministrit të Drejtësisë, duke i sugjeruar të bëjë avokatin pa pagesë të LSI dhe për çështje të tjera në raport me PD. Edi Rama: Unë e kisha kërkuar fjalën më parë dhe kjo nuk është replikë por nuk mund ta fsheh që jam i impresionuar nga avokatia që iu bë Ministrit të Drejtësisë dhe tani besoj je gati të shkosh të bësh avokatin e LSI kundër Rilindjes Demokratike në gjyq për ato shpifjet e Rilindjes Demokratike. Dhe pasi të fitosh gjyqin kundër Rilindjes Demokratike për llogari të LSI, duhet të hapësh ti gjyqin kundër PD për akuzat që ka bërë këtu duke kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Parlamentit për vrasjen e dy deputetëve. Ke shumë punë për të bërë, je impresionues në përpjekjen për tu shfaqur si avokat pa pagesë i LSI. Rama akuzoi qeverinë Berisha për abuzime me koncesionet dhe shkatërrimin e pyjeve Edi Rama: ‘Po me pyllin çfarë pate. Pyllin e njihje më mirë nga ne. Pasi dole nga pylli nuk duhej ti vije sëpatën

Artikulli paraprakTAFILI I VLLAZNISË, SHKODRANI NIS STËRVITJEN ME SKUADRËN
Artikulli tjetërVETEVARET NE SHKODER, 35 VJECARI