Mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak të Shkodrës për disa pika të rendit të ditës u shoqërua me debate mes këshilltarëve të djathtë që janë opozitë dhe atyre të majtë që kanë mazhorancën. Një prej debatave ishte ndërtimi i strehëzës së dytë për qentë endacak në Shkodër.

Një tjetër pikë e rendit të ditës që krijoi debat janë shtëpitë e djegura që vitin e kaluar dhe banorët që në shpesh raste janë familje në nevojë nuk kanë marrë ende shpërblimin nga bashkia Shkodër.

Një diskutim u zhvillua edhe për një investim të bashkisë Shkodër për korsitë e biçikletave.
Që në mbledhjen e parë dy forcat e djathta, koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe Partia Demokratike në disa pika të rendit të ditës votuan ndryshe duke treguar se nuk do të jenë në një linjë. Në këtë mbledhje u miratuan të gjitha pikat e rendit të ditës, shumica edhe me votimin pro të partive opozitare.

Artikulli paraprakVLLAZNIA ELEMINOHET NGA LINFIELD
Artikulli tjetërZOGAJ, QYTETARËT: NDIHEMI TË RREZIKUAR