Një konflikt I ashpër mes qytetarëvë dhe drejtoreshës së shërbimit social Valbona Tula është zhvilluar paraditën e së enjtes. Shkak për këtë ka qenë skema e re e ndihmës ekonomike, ku mijëra qytetarë janë përjashtuar për mosplotësim të kritereve të kërkuara.

Të irrituar qytetarët kanë hyrë brenda zyrës së drejtoreshës duke bërtitur, fyer dhe fajësuar këtë të fundit për këtë padrejtësi që u është bërë . Ndërkohë Të revoltuar qytetarët shprehen se ky vendim është I padrejtë pasi ju është hequr buka e gojës. Nga ana tjetër ata I kërkojnë qeverisë të shqyrtojë këtë padrejtësi që u është bërë.

Skema e re e ndihmës ekonomike mesa duket ka shkaktuar shumë konflikte tek populli I cili ankohet për këtë keq qeverisje.