
Mënyra e administrimit të plazheve gjatë sezonit turistik të këtij viti, u shoqërua me debate të forta mes opozitës dhe mazhorances në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Lezhës. Përfaqësuesit e djathtë e kosiderojnë abuzim kompaninë e krijuar nga bashkia për menaxhimin e plazheve publike, ndërsa akuzuan drejtuesin e këshillit për mohim të së drejtës së fjales.
Duke folur para Këshilltareve Kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu tha se 83% do të jetë publik ku 48% të lira pa shezlonge dhe çadra, ndërsa paralajmeroj se përveç hoteleve që e përcakton ligji, nuk do të lejohet asnjë subjekt tjeter që të shfrytëzoje rëren.
Nën kryetari i Këshillit Bashkiak Agostin Marku tha se duhet përgëzuar ky vendim i Këshillit të Ministrave, i cili çliron plazhet nga zaptimi i privatit.
Plazhet publike në Lezhë do të administrohen nga një kompani e krijuar nga Bashkia, ku pagesa për shezlonget do të jetë 50% më e ulet se vlera e tregut.