Ndërsa zotëron 30% të aksioneve, Bashkia Lezhë ka hequr dorë nga përfaqësimi në bordin e Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës-Kanalizimeve Lezhë. Mënyra e organizimit të kësaj ndërmarrjeje, e shoqëruar edhe me rritjen e çmimit të ujit gjatë viteve të fundit, pavarësisht kundërshtimeve nga Këshilli Bashkiak, është bërë shkak për mbajtjen e këtij qëndrimi.Duke folur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku ishte thirrur për të raportuar ndërmarrja e ujësjellësit, kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, shprehu kritika mbi mënyrën e administrimit të të ardhurave dhe punës së këtij institucioni.
Nga ana tjetër, drejtori i Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës-Kanalizimeve, Zef Maçi, deklaroi se falë performancës pozitive të institucionit, janë zbatuar dhe po zbatohen nga Qeveria Shqiptare dhe donatorët një sërë projektesh madhore për qytetin dhe fshatrat.
Me reformën e vitit 2024, Ujësjellës-Kanalizime Lezhë është shndërruar në Shoqëri Rajonale, duke pasur në varësi edhe Kurbinin dhe Mirditën, ndërmarrje të cilat kanë pasur humbje dhe borxhe të shumta

Artikulli paraprakSHKODËR, ZHVILLIMET NGA RENDI NË 24 ORË
Artikulli tjetërDËSHTON MBLEDHJA E KËSHILLIT BASHKIAK KURBIN