Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka marrë fjalë në seancën e sotme plenare që ka nisur me debate për mungesën e kryeministrit Edi Rama dhe ende nuk ka hyrë në vijueshmërinë normale.

Por, pas disa insistimeve nga ana e deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj, Nikolla i ka dhënë fjalën deputetit të PD. Ndërkohë që Ahmetaj e ka pritur në këmbë. Pas mbarimit të minutazhit, Nikolla i ka ndërprerë mikrofonin Alibeajt, por përsëri ai nuk është larguar nga foltorja. Kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla ka ndërprerë sërish seancën për 10 minuta pushim.

Artikulli paraprakOPOZITA KËRKON MBLEDHJE GRUPI NË SEANCË/ BALLA: MARRJA PENG E SALLËS NUK ËSHTË E SANKSIONUAR NË RREGULLORE, JU DUHET TRAJNIM PËR TË LEXUAR
Artikulli tjetër“SOT DITË MËNXYRE KOMBËTARE, KREU I MEDUZËS BETOHET PËR HERË TË TRETË”/ BERISHA NIS TAKIMET NË BAZË: FOLTORJA E SHTATORIT 2021 PËR NJË PD MË TË BASHKUAR