
Kur jemi në mesin e një debati të gjerë të LGBT, të cilët prej disa kohësh kanë filluar vizita në shkolla të ndryshme të Tiranës, nuk kaloi pa u vënë re edhe nga komunitetet fetare në Shkodër.
Gjatë vizitës në Arqipeshkvinë e Shkodrës, myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, u ndal në këtë temë, i cili ka ngjallur diskutim të gjerë. Sipas Sytarit, po promovohen antivlera, përmes përpjekjeve të neveritshme të shoqatave apo institucioni të interesit. Përderisa, duhet të mbizotëroj vlera, e vërteta dhe harmonia me në bazë familjen.
Të njëjtën gjë ka pohuar edhe Famullitari i Kishës Ortodokse, At Nikolla Petani, i cili u shpreh se kjo është një antivlerë. Përderisa, Petani u shpreh se zoti krijoi njeriun të martohet dhe kisha do të jap kontributin e saj për edukimin martesor.
Një numër i madh komentesh negative kanë ardhur mbi vizitën e komunitetit LGBT nëpër shkolla. Përderisa, reagime ka patur edhe nga zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë, e dila është shprehur se mbështet tolerancën dhe mosdiskriminimin.