Forcat Shqiponja të policisë së Shkodrës dyshohet se janë kërcënuar nga dy persona teksa ndodheshin në një postobllok në hyrje të qytetit të Shkodrës.
Burime bëjne me dije se patrulla e forcave Shqiponja ka ndalur një automjet ku ndodhej efektivi I Fnsh A.K sëbashku me familjen e tij ndërsa dushohet se kanë debatuar ndërsa dyshohet se kanë kërcënuar me fjalë efektivin e forcave Shqiponja A.P.
Menjëherë efektivët janë vënë në ndjekie te tyre duke arritur që t’i ndalojnë. Dy personat janë shoqëruar në policinë vendore te Shkodrës.
Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet :
Oficerët e Policisë Gjyqësore arrestuan shtetasit A. K., 28 vjeç (punonjës i FNSh Shkodër) dhe A. K., 31 vjeç (vëllezër), të dy banues në Shkodër, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi mbrëmjen e djeshme, në sheshin “Balshaj”, dyshohet se kanë kanosur me fjalë punonjësin e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Shkodër, shtetasin A. P., i cili ishte në shërbim.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMBANTE ARMË NË BANESË, ARRESTOHET 66 VJEÇARI
Artikulli tjetër23 SHTATOR, KONKURSI I ARTEVE