Teritori i Qarkut Lezhë vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore, ku dëbora ka zbritur deri në qytetin e Lezhës dhe Laçit. Nga strukturat e Mbrojtes Civile të bashkisë Kurbin raportohet bllokim të aksit rrugor pët tek Kisha e Shën Antonit ( kisha e Sh’na Ndoit ) në periferi të qytetit të Laçit, ku kanë ngelur të bllokuar disa mjete që kanë shkuar për pelegrinazh në vendin e shenjtë. Aty po ndërhyhet me mjete të bashkisë për pastrimin e kriposjen e këtij segmenti, kurse në akset e tjera nuk raportohen problematika.

Artikulli paraprakBASKET MESHKUJ, VLLAZNIA MPOSHTET NGA TEUTA
Artikulli tjetërSITUATA NGA BORA / BASHKIA SHKODER JEP INFORMACIONIN E FUNDIT