Nik Guri, banor në Qaf Thore i është drejtuar redaksisë së Star Plus për situatën e krijuar nga bora në rrugën Bogë-Qaf Thore.

Në videon e mbërritur shihet qartë gjendja e rrugës. Nik Guri, banor i zonës, bën më dije se bora ka arritur në trashësinë rreth 20 cm duke e bërë të pamundur lëvizjen e banorëve.
Ai tha se borëpastrueset kanë pesë ditë që nuk janë vënë në dispozicion. Sipas tij në 74 ditë janë hapur vetëm 3000m rrugë.

Ai deklaron se pavarësisht apelit dhe nevojës për zhbllokimin e rrugës, oficerët dhe shoferët i kanë komunikuar se nuk mund të punojnë per zhbllokimin e saj, pasi përkohësisht e kanë të pamundur të mberrijnë deri tek mjetet.

Ndonëse jemi zyrtarisht në stinën e pranverës, situata në zonat malore vijon të mbetet e vështirë si shkak i temperaturave të ulta.

Artikulli paraprak“BOLL!”, HELIDON BUSHATI: VARFËRIA DHE RINIA SHQETËSIMI YNË, VARFËRIA DHE SHPOPULLIMI ËSHTË OFERTA E TYRE
Artikulli tjetërSITUATA E COVID-19 NË 24 ORËT E FUNDIT/ MINISTRIA E SHËNDETËSISË: 448 RASTE TË REJA DHE 15 HUMBJE JETE