Reshjet e dëborës kanë përfshirë zonat e Vermoshit, Bogës dhe Thethit gjatë natës së kaluar.

Si pasojë, akset rrugore të Lotit 1, përfshirë segmentet Hani i Hotit–Tamarë, Tamarë–Vermosh dhe Bogë–Theth, u bllokuan nga dëbora e rënë gjatë natës, e cila ka vijuar edhe mëngjesin e sotëm.

Pavarësisht reshjeve, rrugët janë pastruar dhe kriposur, duke mundësuar qarkullimin pa probleme.

Aksi rrugor Bogë-Theth është i kalueshëm, por rekomandohet përdorimi i zinxhirëve dhe gomave dimërore.

Autoritetet vijojnë mbikëqyrjen dhe ndërhyrjet për të garantuar që akset rrugore të mbeten të hapura dhe të sigurta për drejtuesit e mjeteve.

Artikulli paraprakERËRA TË FUQISHME DERI NË 290 KM/H, CIKLONI ZELIA GODET AUSTRALINË
Artikulli tjetërGJYQI PËR SHPIFJE NDAJ BARDHIT/ SPAK KËRKON TË SHPALLET FAJTOR PASI AKUZOI ISH-KRYEPOLICIN E SHKODRËS SE U EMËRUA NGA KRIMI