OSHEE BËN PUBLIKE DISA PREJ ZONAVE MË PROBLEMATIKE.Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bën të ditur se, për shkak të kohës së keqe kanë dalë jashtë pune disa nënstacione dhe linja furnizimi në rajone të ndryshme të vendit.Grupet e eleminimit të avarive janë aktualisht në terren dhe po punojnë maksimalisht për të normalizuar situatën.

Zonat pa energji elektrike janë: Komunat Fushë Ale, Arrëz, Zall-Dardhë, Reç, Lurë, Sllovë, Kala e Dodës, në Elbasan komunat “Pishaj”, Sulte, “Poroçam”, në Pukë komunat Gjegjan (pjesërisht) dhe “Qafë-Mali” (pjesërisht), në Tepelenë komunat Krahës dhe Qesarat, në Korçë Bashkia Bilisht, komunat Liqenas, Miras Qendër, Hoçisht, Progër, Gore, Moglicë dhe HEC-et “Strelca” e “Verba”.Gjithashtu, për shkak të dëmtimit të linjës 110-28 në Fushë Arrëz – Kalimash, e cila administrohet nga OST, kanë mbetur pa energji nënstacionet e Kalimashit, Kalimash-Tunel, Kukësi dhe Hasi.Konkretisht pa energji kanë mbetur zonat në Bashkinë Kukës, Krumë si dhe tuneli Kalimashit, komunat Tërthore, Topojan, Shishtavec, Bicaj, Ujmishtë, Shtiqën, Suroj, Kolsh, Shënmeri, Golaj, Fajzë, Gjinaj, Bytyç, HEC-et Bele-1, Cernaleve dhe Pobreg.Një difekt ka ndodhur edhe në linjën 35 kV, Korçë – Gjanç, duke lënë pa energji elektrike komunat Voskop, Lekas, Vithkuq dhe HEC-et “Gjanç”, “Vithkuq” dhe “Qari”.