
Reshjet e dendura të borës në zonën e Fanit në Mirditë, kanë krijuar vështirësi në qarkullim, duke sjellë probleme edhe në Rrugën e Kombit. Trashësia e borës arriti në disa centimetra, ndërsa rrëshqitja e një kamioni ka shkaktuar bllokimin e këtij aksi rrugor gjatë mengjesit të së henës.
Mjetet borëpastruese u vunë menjëhere ne levizje dhe nisen punen në terrren për rikthimin e normalitetit. Problematika më e madhe u shfaq në segmentin Thirr-Fan-Reps, ku për shkak të prezencës së borës janë shënuar dy aksidente zinxhire, ndërsa në daljen e fshatit Fan një mjet tjetër ka dalë nga rruga, fatmirësisht vetëm me dëme materiale.
Reshjet e borës janë prezente në të gjitha akset nacionale e rurale të Mirdites, ku ju kerkohet drejtuesve te mjeteve që të bëjnë kujdes të ulin shpejtësinë dhe të jenë të pajisura me mjete dimërore.