Kryetari i Shoqatës së Misionarëve të Paqes dhe Pajtimit të Shqipërisë, Dede Shullani, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lezhë ku humbën jetën Kreshnik dhe Gentiana Mujeci.
Duke e cilësuar ngjarjen në Lezhë si tepër të rëndë, Shullani u bëri thirrje qytetarëve që të mos i lënë konfliktet e vjetra të zvarriten, por të gjejnë rrugën e dialogut dhe mirëkuptimit. Ai theksoi se zgjidhja e vetme për situata të tilla mbetet ulja në tryezë dhe arritja e faljes mes palëve.
Sipas Shullanit, në asnjë pikë të Kanunit nuk lejohet vrasja apo ngujimi i grave. Ai nënvizoi se e njëjta vlen edhe për fëmijët, të cilët konsiderohen të paprekshëm dhe nuk mund të bëhen objekt i hakmarrjes.
Më tej, ai theksoi se fenomeni i gjakmarrjes nuk duhet të identifikohet vetëm me veriun e Shqipërisë, pasi rastet e tilla hasen në të gjithë vendin.

Në përfundim, Shullani apeloi për reflektim dhe përgjegjësi shoqërore, duke iu bërë thirrje qytetarëve që të shtrijnë dorën e pajtimit dhe të kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më paqësore.

Artikulli paraprakFORUMI I IDU 2026 MBLEDH LIDERËT E DJATHTË NGA E GJITHË BOTA NË ZAGREB, BERISHA NË PANELIN KRYESOR
Artikulli tjetërINTERES PËR PAKETËN E MALEVE NË MIRDITË