Ka kërkesa që moratoriumi i gjuetisë të shtyhet edhe për 5 vite të tjera.

Kështu shprehet drejtori i agjencisë kombëtare të zonave të mbrojtura Zamir Dedej teksa thotë se kjo çështje po diskutohet. Dedej ka sqaruar edhe moratoriumin për pyjet teksa tha se ka një keqkuptim sepse do lejohet që të bëhen prerje për dru zjarri për qytetarët. Veriu është pjesa më e prekur nga prerja e paligjshme e pyjeve në këto 25 vite. Për pyjet bashkitë do të jenë ato që do t’i menaxhojmë tashmë teksa do të përllogaritet nevoja për dru zjarri për çdo qytet e më pas do bëhet edhe prerja e pyjeve sipas rregullave për t’i mbrojtur nga masakra e këtyre 25 viteve.

Artikulli paraprakXHAMIA E PLUMBIT, NË MARS NIS INVESTIMI 2 MLN DOLLARË
Artikulli tjetërDITA E LIGATINAVE, 25 VITE SHKATËRRIM LIQENIT DHE LUMIT BUNA