DREJTORI I VERIUT: FIRMAT I MIRËMBAJNË RRUGËT, PREFEKTI NUK KA TË DREJTË.Drejtori i Autoritetit Rrugor të Veriut Nikolin Dedvukaj i ka kthyer përgjigje prefektit të Qarkut Shkodër Paulin Radovani për kritikat dhe akuzat e bëra një ditë më parë në mbledhjen e shtabit të emergjencave civile për situatën e borës.

Dedvukaj deklaron se nuk është e vërtetë se firma e nënkontraktuara nuk mirëmbajnë rrugët siç pretendon prefekti.Lidhur me pretendimin e prefektit Radovani se autoriteti rrugor nuk ka dërguar listën e firmave sërish Dedvukaj hedh poshtë këtë pretendim duke thënë se çdo ditë dërgohet informacion i detajuar.Po ashtu Dedvukaj iu përgjigj edhe pretendimeve të Policisë se disa prej firmave që mirëmbajnë rrugët nuk përgjigjen në telefon.Në mbledhjen e shtabit të emergjencave civile një ditë më parë drejtoria e autoritetit rrugor mori kritika të ashpra por që sipas ARRSH-së për veriun nuk janë ashtu siç pretendohet.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/wI2EGwKHf1U” frameborder=”0″ allowfullscreen ]