ARRSH PËR VERIUN: NUK E ADMINISTROJMË NE POR DREJTORIA E PËRGJITHSHME E RRUGËVE. Mungesën e fondeve për By Pass-in e Shkodrës e konfirmon edhe drejtori i autoritetit rrugor për veriun Nikolin Dedvukaj.

Sipas tij as këtë vit nuk do të ketë investime për By Pass-in. Këtë shkresë që Ministria e Transporteve ia ka dërguar Drejtorisë së Rrugëve ku i thuhet që të merren masa për By Pass-in, drejtori Dedvukaj thotë se nuk e ka në zyrën e tij. Përveç ARRSH-së, një ditë më parë edhe Ministria e Transporteve konfirmoi për “Star Plus” se nuk do të ketë investime për By Pass-in duke bërë që të vijojë të qëndrojë në atë gjendje.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/Z-mj0Hqh3Dw?showinfo=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakALUIZNI SHPALL 215 EMRA PËR LEGALIZIM
Artikulli tjetërMBËRRIJNË LISTAT E DYTA PARAPRAKE TË ZGJEDHËSVE