Defekt në avionin e Izraelit, ekipi bllokohet 9 orë në Rinas

Fitorja e ekipit të Izraelit, me ndihmën e kartonëve të kuq, me kombëtaren shqiptare duket se nuk i ka sjellë shumë fat futbollistëve. Pas ndeshjes ata kanë qëndruar për plot 9 orë në hollin e terminalit VIP në Rinas, pasi avioni me të cilën ata erdhën nga Telavivi drejt Tiranës nuk mundi të bënte dot rrugën e kthimit. Një defekt teknik në avion bëri të pamundur që ai të ngrihej në fluturim, duke lënë në pistë për orë të tëra lojtarët dhe stafin. Avioni me defekt është zëvendësuar, dhe nga Izraeli ka mbërritur një tjetër avion për të marrë lojtarët. Në orën 11 të kësaj të diele, ekipi Izraelit ka lënë Tiranën duke udhëtuar me një tjetër avion të mbërritur nga Telaviti. Ende nuk dihet saktësish se çfarë defekti ka pësuar avioni, por përgjatë 3 ditëve që ai ka qëndruar në Rinas ka qenë nën ruajtjen e agjentëve izraelit dhe policisë shqiptare, nën masa të rrepta sigurie.

Artikulli paraprakVRASJA E KUSHERINJVE NE ITALI LIDHET ME PERPLASJEN E BANDAVE NGA EVOPA LINDORE
Artikulli tjetërMBYLLET PANAIRI I LIBRIT,NDAHEN ÇMIMET