Avioni ulet në Beograd, shtetas të Kosovës në aeroportin serb

Avioni nga Vjena për në Prishtinë është detyruar të aterroj në aeroportin “Nikolla Teslla” të Beogradit, pas një defekti që ka patur njëri nga motorët e linjës së rregullt të avionit. Ulja e detyrueshme ka bërë që në aeroportin e Beogradit të aterrojnë shumë shtetas të Kosovës, kalimi i të cilëve në aeroport nuk lejohet pasi Serbia nuk e njeh pasaportën e Kosovës, por vetëm kartën e identitetit. Burime të Top Channel thonë se shumica e pasagjerëve menjëherë janë transferuar nga aeroporti në fluturime të tjera dhe në hotel. Kompania “Austrian Airlines” ka bërë të ditur se kujdesi ka ekzistuar për të gjithë, por gjashtë nga ta kanë ngelur në zonën transite për shkak të rregullave të emigracionit. Mediat e Kosovës, kanë shkruar se pasagjerët janë bllokuar në aeroport për shkak të pasaportave të Kosovës. Avioni, siç bëhet e ditur, kishte dridhje dhe Beogradi ishte aeroporti më i afërt për të ulur avionin. Serbia nuk njeh pasaportat e Kosovës, por shtetasit kosovar, mund të udhëtojnë me karta identiteti në Serbi.

Artikulli paraprakTHERET ME THIKE DHE GJEN VDEKJEN NJE SHQIPTAR NE ITALI,AUTORI NJE SHTETAS RUS
Artikulli tjetërPRESIDENTI NISHANI ZHVILLON VIZITE ZYRTARE NE URDHRIN SOVRAN TE MALTES