Mbrëmë ka patur një difekt të rëndë dhe janë demtuar tre panele të rrjetit të shpërndarjes së energjisë në stacionin e pompimit në Dobraç. Për shkak të luhatjeve të mëdha të tensionit gjatë natës janë djegur panelet, duke shkaktuar një dëm të konsiderueshëm në stacionin e pompimit, duke ndërprerë furnizimin me ujë për më shumë se 120 mije banorë në qytetin e Shkodrës. Që në orën 3 të mengjesit, ekipet teknike po punojnë për riparimin e difektit.

Çdo javë problemet me furnizimin e energjisë dhe mungesa e energjisë elektrike bëhen shkak për ndërprerje të furnizimit me ujë. Furnizimi me energji elektrike është primar, duhet siguruar i rregullt dhe i qendrueshëm për funksionimin e pompave dhe sistemin e shpërndarjes së ujit në qytet.

Natën e kaluar kemi patut një difekt shumë të randë të shkaktuar nga luhatjet e mëdha të energjisë. Në orën 09.00 drejtori i Ujësjellës- Kanalizime Shkodër sh.a. do të ketë një intervistë për mediat pranë stacionit të pompimit në Dobrac.

Duke punur që në oret e para pas mesnates, synojme të arrijmë të riparojmë difektin dhe të furnizojmë qytetarët duke filluar nga oraret e drekës.

Artikulli paraprakLA MANDATIN E VLORËS PËR DURRËSIN, RAMA: DO JETË DERI NË FUND NË ZEMRËN TIME, NUK NDAHEM AS SOT, AS MOT
Artikulli tjetërI NXEHTI AFRIKAN NDIKON EDHE NË SHQIPËRI, PRITET MOT I NXEHTË! PARASHIKIMI PËR SOT