Pas deklaratës së drejtorit të Ujësjellsit në Shkodër se mbrëmë ka patur një defekt të rëndë elektrik dhe se janë demtuar tre panele të rrjetit të shpërndarjes së energjisë në stacionin e pompimit në Dobraç ku për shkak të luhatjeve të mëdha të tensionit gjatë natës janë djegur panelet, duke shkaktuar kështu një dëm të konsiderueshëm ka reaguar drejtori i OSHEE Shkodër, Armand Zhuka, i cili përmes një deklarate është shprehur se hedh poshtë pretendimet e Drejtorit të Ujësjellësit në Shkodër.

Ai u shpreh se menjëherë është verifikuar rasti në Dispecerinë Rajonale dhe pas kontrollit të specialistëve nuk ka asnjë stakim nga Fiderat.

Zhuka shtoi se nga komunikimi me specialistët e TL as në N/ ST nuk ka asnjë problem të shënuar si dhe theksoi se deri më tani nuk ka asnjë ankesë as në zyrat e KNK nga abonentë të tjerë.

DEKLARATA E PLOTË

Në lidhje me pretendimin e Drejtorit të Ujesjellesit të Shkodrës se në stacionin e pompave në Dobraç, rreth orës 03  duke gdhirë dita e sotme e martë data 22.06.2021 ka pësuar një difekt në panelet e komandimit sipas tij nga luhatja e tensionit ju sqaroj se:

Menjëherë u verifikua rasti dhe në Dispecerinë Rajonale nuk kemi asnjë stakim të asnjë Fideri 20 kv të N/ St Shkodra 1 nga ku furnizohet Fideri 18 ( fider i pastër kabllor i dedikuar Ujësjellësit ) por nuk kemi asnjë stakim as nga Fiderat 20 kv të N/ St Sh 2.

Nga komunikimi me specialistat e TL as në N/ st nuk ka asnjë problem të shënuar për këtë problem.

Theksoj se deri tani nuk kemi asnjë ankesë as në zyrat e KNK nga abonente të tjerë.

Artikulli paraprak(VIDEO) GODITET PËR SHKAK TË DETYRËS DREJTORI I UJËSJELLËSIT TË FUSHË ARRËZIT
Artikulli tjetërMSH: ASNJË HUMBJE JETE NGA COVID-19, 5 RASTE TË REJA NË 24 ORËT E FUNDIT