Ambasada e SHBA-ve ka shpërndarë foton e një togere shqiptare, e cila është pilote me Regjimentin e Aviacionit amerikan.

Valdeta Mehanja, shqiptare e lindur në Kosovë është shtetase amerikane e ka vizituar Shqipërinë pas shumë kohësh gjatë stërvitjes Defender21

Rrugëtimi i saj ka nisur si refugjate lufte deri sa është bërë pilote e helikopterëve UH-60 Black Hawk për Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Nëse ka njeri që e njeh punën e palodhur dhe vendosmërinë, ajo është togerja e 2-të Valdeta Mehanja, pilote me Regjimentin e Aviacionit 1-131. Mehanja, shqiptare e lindur në Kosovë dhe shtetase amerikane, nuk e mendonte kurrë se do mund të shihte Shqipërinë.

“Unë nuk e kisha vizituar kurrë Shqipërinë më parë. Është një ndjenjë e jashtëzakonshme të jem këtu, si pilote, në uniformë dhe me Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara”, tha ajo.

“Unë nuk do ta kisha patur kurrë këtë mundësi për të fluturuar rreth Shqipërisë nëse nuk do të ishte për Ushtrinë. Mundësia për ta përjetuar këtë, më bëri shumë të lumtur”. – thuhet në postimin e ambasadës së SHBA-ve.

 

Artikulli paraprakTKURRET NUMRI I POPULLSISË, DERI NË VITIN 2031 DO TË KETË 2.5 MILIONË BANORË
Artikulli tjetërGJONAJ: MË 14 QERSHOR RINISIN TAKIMET E TË BURGOSURVE ME FAMILJARËT, POR DUHET TEST NEGATIV TË TË AFËRMIT OSE VËRTETIMI SE JANË VAKSINUAR