Këtë vit Ministria e Arsimit ka hartuar listat e programeve prioritare ku studentët të cilit do të ndjekin studimet në këto degë do të përfitojnë përjashtim tarifash dhe bursa që janë sa paga minimale për çdo muaj të studimeve. Dega e Turizmit është një nga ato degë ku studentët që kanë mesataren mbi 8.5 do të përfitojnë nga këto lehtësira financiare. Mirjam Dibra përgjegjëse e departamentit të Turizmit në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” thekson se gjithashtu studentët të cilët ndjekin studimet në këtë degë kanë një sërë mundësish për trajnime në vende të ndryshme të botës.

Emine Torishta është një nga studentet e universitetit të Shkodrës në degën e turizmit e cila është bërë pjesë e një trajnimi në Itali që universiteti i Shkodrës i ka ofruar.

Të shumtë kanë qënë studentët që ndër vite janë bërë pjesë e trajnimeve në vende të ndryshme të botës duke u përgaditur për tregun e punës.