Degradimi i rrugës Rrëshen-Bukmir e ndërtuar në vitin 2017 dhe mos reagimi i institucioneve përgjegjëse, ngriti në proteste banoret e zonës. Ata u mblodhën para bashkisë Mirditë nga ku kërkuan ndërhyrje të shpejtë për rikonstruksionin e rrugës. Ata paralajmerojnë kallëzim penal ndaj ish-kryetarit te Bashkisë Mirditë Ndrec Dedaj, që sipas tyre e mori në dorezim këtë segment i cili u ndertua pa standarte dhe u abuzua me fondin.

Kryetari i Bashkisë Mirditë Albert Mëlyshi tha se njesia vendore e ka të pamundur te ndërhyje me buxhetin e saj, por do gjendet nje zgjidhje provizore.

Rruga Rrëshen-Bukmir me gjatësi 16 km u ndërtua në vitin 2017 nga kompania që shfrytëzon HEC-in në këtë zonë. Por cilësia e dobët e punimeve bëri që investimi të dëmtohet brenda një kohe të shpejtë, duke penalizuar 5 mije banorë të këtyre zonave.

Artikulli paraprakRRUGA E BËRDICËS E LËNË NË HARRESË
Artikulli tjetërSPAK PUBLIKON RAPORTIN PËR VITIN 2024