Kanë kaluar pothuaj 10 vite nga restaurimi I varreve monumentale të familjes Marubi dhe Kol Idromenos në varrezat e Rrmajit Shkodër. Pavarësisht dëmtimeve të pësuara në këto 2 varre nga faktori kohë por edhe dora e njeriut, institucionet përgjegjëse nuk kanë ndërhyrë për realizimin e projekteve të cilat janë premtuar prej kohësh. Punimet e kryera në vitin 2015 nuk kanë dhënë rezultatin e duhur duke bërë që me kalimin e kohës të shfaqen dëmtime të shumta në strukturën e ngritur si në varrin e familjes Marubi po ashtu edhe në atë të Kolë Idromenos, ku ëngjëlli I punuar nga vetë ai në vitet ’20 ka pësuar dëmtime të shumta. Vlen të përmendet fakti, se restaurimi është premtuar disa herë nga ministria e kulturës, por ende nuk është marrë asnjë masë.
Jo më larg se në tetorin e vitit të kaluar, ministrja e kulturës e asaj kohë, Elva Margariti do të njoftonte në fillimin e punimeve për restaurimin e dy varreve ndërsa thoshte “Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale miratoi projektin e ndërhyrjes konservuese dhe restauruese në Varrin monumental të piktorit dhe fotografit Kolë Idromeno dhe të varrit Monumental të Familjes Marubi, në Varrezat e Rrmajit në Shkodër. Pastrimi, konsolidimi, rimodelimidhe plotësimi i elemeneteve dekorative që mungojnë janë disa nga ndërhyrjet që do të kryhen, duke synuar ruajtjen e këtyre monumenteve simbolike ku prehen disa nga figurat më të shquara të arteve pamore shqiptare.
Rikonstruksionin e ka njoftuar disa herë edhe DRTK Shkodër, por duket se fillimi I punës është ende I largët. Të interesuar për këtë çështje, kërkuam informacion nga titullarë të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Shkodër por nuk morëm asnjë sqarim lidhur me fillimin e projektit të premtuar prej kohësh nga Ministria e Kulturës. Heshtje kjo që I lë vendin dyshimeve se projekti I ndërhyrjes konservuese do të jetë ende I largët.