Me gropa, pa kanalizime dhe burim aksidentesh.Kjo është situata në rrugen që lidh zonen turistike të Shëngjinit me superstraden Lezhë-Milot. Siç shihet dhe nga pamjet segmenti me gjatësi 8 km ka pësuar dëmtime të shumta, ku në disa vende gropat e hapura dhe prezenca e ujit është kthyer në shqetësim për drejtuesit e automjeteve.

Kjo rrugë është kthyer edhe në burim aksidentesh, pasi është e ngushtë dhe për të shmangur gropat drejtuesit e mjeteve detyrohen të devijojnë.Raste të tilla janë të shpeshta thonë banor të zonë të cilët e konsiderojnë të papranueshme situaten e krijuar.

Rruga e Shëngjinit është në varesi të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe përmes shkresave të vazhdueshme Prefektura e Lezhës, ka kërkuar ndërhyrje të mënjehershme, por deri tani nuk është vepruar.Në keto kushte ky është prezantimi më negativ që i bëhet zones turistike të Shëngjinit e cila gjatë muajve të veres pret e përcjell mijera turiste vendas dhe të huaj.

Artikulli paraprakIMZOT PERAGINE MBAN MESHËN E PARË SI ARQIPESHKV I SHKODRËS, NDIQENI LIVE NË STAR PLUS
Artikulli tjetërAKSIDENT I FRIKSHËM NË LEZHË