Trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu, ka bërë një deklaratë të fortë pas ndeshjes vllaznia-Flamurtari.

Në një dalje për mediat pas sfidës, Cungu tha se do ta mendojë nëse i’a vlen të qëndrojë më tek Vllaznia apo jo.

Ai tha se është nën presion të vazhdueshëm nga persona siç i quajti ai “që nuk janë askushi” dhe që përmes rrjeteve sociale vetëm përbaltin punën e ekipit kuqeblu.

Tekniku kuqeblu u shpreh se Vllaznia kërkon që t’i qëndrohet afër duke filluar që nga kryebashkiakja, Voltana Ademi.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakSHKODRANËT “I PËRGJIGJEN” MINISTRIT SAIMIR TAHIRI
Artikulli tjetërVETËVENDOSJE PËRKUJTON 10-VJETORIN E DEMONSTRATËS SË 10 SHKURTIT